01Fshehtëzimi
Vetëm marrësi e lexon.
Çdo mesazh fshehtëzohet në telefonin tënd me Protokollin Signal, me shkëmbim çelësash post-kuantik (PQXDH). Fotot, videot, mesazhet zanore dhe skedarët fshehtëzohen në telefon me AES-256-GCM, dhe çelësi i tyre udhëton vetëm brenda mesazhit Signal. I hap vetëm marrësi: as Afri, as serverat e tij s’i lexojnë dot.

Të mbron ngaNjë server i komprometuar, përgjimi në rrjet dhe kushdo që do t’i lexonte bisedat gjatë rrugës, përfshirë vetë Afri-n.
Si ta përdorësh
- S’ke asgjë për të ndezur: fshehtëzimi është gjithmonë aktiv, në çdo bisedë dhe grup.
- Foto, video dhe skedarë i dërgon nga ikona e fotos në fushën e shkrimit; skedarët mund të jenë deri 25 MB.
- Në krye të bisedës, Afri të fton ta verifikosh numrin e sigurisë një herë. Si bëhet, e sheh më poshtë.
Kufiri
Post-kuantik është shkëmbimi i çelësave kur nis një bisedë; thirrjet, vendndodhja dhe backup-i përdorin fshehtëzim klasik. Serveri sheh metadata (kush i shkruan kujt, kur dhe sa i madh është mesazhi) por jo përmbajtjen. Media e dërguar me versionet e para të Afri-t, para se të fshehtëzohej skaj-më-skaj, është hequr nga serveri.
Nën kapaklibsignal 0.86.5 · PQXDH (X25519 + ML-KEM-1024) · Double Ratchet · media me AES-256-GCM · çelësat të mbyllur me Android Keystore





























































































